Deputetja Kearns: Lëvizje e rëndësishme dërgimi i trupave britanike në Kosovë

Dërgimi i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në kuadër të trupave paqeruajtëse NATO/ KFOR është vlerësuar nga Alicia Kearns si lëvizje e rëndësishme për mbështetje, përcjell KosovaPost.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, përmes platformës “X”, ka reaguar për vendimin e Grant Shapps, sekretar i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe, në dislokimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it.

“Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish