Nuk ka vonuar reagimi i Rusisë ndaj deklaratave të Macron. Shefi i shërbimeve sekrete, Sergei Narishkin i cilësoi si “ëndrra të çmendura dhe paranojake” idetë e Macron, i cili për herë të dytë në pak ditë nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave europiane në Ukrainë.
Pas tij, reagoi edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili tha se Franca ishtetashmë e përfshirë në luftë dhe kishte sinjalizuar gatishmërinë për përfshirje edhe më të thellë. “padyshim që I lexojmë deklaratat e Macron.
Fakti që Rusia është një armik i Francës, është i qartë, pasi Parisi është tashmë i përfshirë në luftë, shkruan A2CNN. Duke gjykuar nga deklaratat e presidentit Macron, ai po mendon të rrisë nivelin e përfshirjes”, ishte deklarata e zëdhënësit të Kremlinit.