Një mashkull është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash.
Sipas familjarëve, ai ka përdorur një sasi medikamentesh.
“VDEKJE E DYSHUAR- Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.