Në mungesë të kuorumit, gjatë seancës së sotme, nuk është miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka konstatuar se s’ka kuorum meqë në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.
“Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim. Dy deputet s’morën pjesë. Kështu që s’ka kuorum”, ka deklaruar Konjufca.
Fitim Uka, deputet i shumicës parlamentare, ka votuar kundër këtyre ndryshimeve derisa kryetari i Kuvendit Konjufca ka abstenuar.
Gjthashtu, deputeti i Vakatit, Bahrim Shabani, që është pjesë e koalicionit ka abstenuar në këtë votim.
Konjufca ka nënvizuar se Ligji i njëjtë mund të nxirret në votim në një seancë tjetër kurdo që mund të organizohet.


























