Dezinsekstimi hapësinor në Prishtinë do të nisë më 29 qershor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faza e parë e dezinsekstimit hapësinor do të nisë më 29 qershor, në ora 19:30, transmeton KosovaPost.

“Ju njoftojmë se dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e parë për vitin 2024, do të fillojë më datën 29.06.2024, nga ora 19:30. Hedhja e larvicideve do të kryhet më datat 27.06.2024 dhe 28.06.2024, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, dezinsektimi do të realizohet nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme, në të kundërtën Komuna thotë se do të shtyhet.

“Shënim: Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë”, theksohet në komunikatë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika