Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

    Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues

    KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

    KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit – fillon me 28 maj

    Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

    Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

    KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

    KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

    Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Vuçiq dhe Putin thellojnë bashkëpunimin: Rusia dërgon izotope radioaktive në Serbi

    Vuçiq dhe Putin thellojnë bashkëpunimin: Rusia dërgon izotope radioaktive në Serbi

    Publikohen pamjet se si ndodhi sulmi gjatë darkës së Trumpit me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë

    Publikohen pamjet se si ndodhi sulmi gjatë darkës së Trumpit me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë

    Mblidhen ambasadorët e huaj, rruga e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet e brendshme temë diskutimi

    Mblidhen ambasadorët e huaj, rruga e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet e brendshme temë diskutimi

    Haxhiu: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO

    Haxhiu: Mirënjohje Kongresit amerikan për rezolutën pro Kosovës në NATO

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

01 Maj 2026, 15:02
në Kulturë
Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike
Share on FacebookShare on Twitter

 Nga Besnik Jaha, profesor universitar

Me gjasë, shqiptarët nuk e kanë njohur diasporën si një dukuri të vonshme, por si një fat historik që i ka ndjekur hap pas hapi. Që nga lëvizjet e hershme ilire drejt brigjeve të jugut të Italisë, ku përmenden edhe mesapët si një degë e kësaj shpërndarjeje, e deri tek arbëreshët që u vendosën atje pas shekullit XV, historia shqiptare është, në njëfarë mënyre, histori lëvizjesh. Shqiptarët nuk ishim nomadë në kuptimin klasik të fjalës, si popujt e stepave që jetonin në lëvizje të përhershme, as si komunitetet rome që kanë një traditë të gjatë shtegtimi; lëvizja jonë ishte më tepër një reagim ndaj rrethanave historike. Pra, lëvizjet shqiptare ishin determinuar nga një mënyrë e (mbi)jetesës. Në këtë kuptim, ne i afrohemi më shumë përvojave të popujve si dikur hebrenjtë, armenët apo irlandezët, apo sot palestinezët dhe popujt e tjerë arabë, të cilët, të shtyrë nga pushtimet, varfëria apo përndjekjet, u shpërndanë nëpër botë, por pa e humbur kurrë boshtin e identitetit të tyre. Pra, nuk ishte lëvizja që na përcaktoi, por ajo që morëm me vete në lëvizje: gjuhën, kujtesën dhe ndjenjën e fortë të përkatësisë sonë. Kjo e bën diasporën shqiptare një dukuri jo thjesht demografike, por thellësisht kulturore dhe identitare.

Vetë fjala diasporë bart një histori të heshtur: vjen nga greqishtja e vjetër: dia – përmes, shpërndaje, endje, dhe spora– farë. Pra, një farë e shpërndarë. Një kokërr që nuk mbetet në arën e vet, por hidhet nga erërat e historisë në dhe të huaj. Mirëpo, nëse fara është e fortë, nuk humb; ajo mbin, përshtatet dhe e ruan esencën e vet. Pikërisht e tillë është diaspora shqiptare. E këtillë ishte, dhe po e njëjtë është edhe sot: një shpërndarje që nuk është shpërbërje, por shumëfishim i jetës shqiptare në hapësira të tjera.

Për brezat që e kanë lindur apo që e kanë përjetuar drejtpërdrejt përvojën e mërgimit para viteve 2000, lidhja ndërmjet diasporës dhe frymës romantike vjen pothuajse e vetëkuptueshme; ndërsa, për brezat e pasluftës, të cilëve u intereson vetëm remitenca, kjo lidhje kërkon një shpjegim më të artikuluar. Në thelb, kjo lidhje buron nga fakti se shumë prej romantikëve shqiptarë vepruan pikërisht nga diaspora dhe, përmes shkrimeve e angazhimit të tyre, i dhanë çështjes kombëtare një zë dhe një vetëdije të re. Përveç kësaj, po diaspora është ajo që gjithmonë e ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare. Pra, ka një fill të padukshëm që e lidh diasporën shqiptare me frymën romantike: ndjenjën e thellë të përkatësisë dhe mallin që nuk shuhet. Ashtu si romantizmi i shekullit XIX, që e ngriti kombin mbi kujtesën, gjuhën dhe shpirtin, edhe diaspora sot jeton mbi këtë treshe themelore. Në mërgim, atdheu nuk është më vetëm një hapësirë gjeografike. Atje atdheu bëhet ide, bëhet kujtim dhe kod i përpunuar nga largësia, madje herë-herë edhe i idealizuar. Kënga, gjuha, rrëfimi për vendin e të parëve marrin një peshë që në vendlindje shpesh nuk ndihet me të njëjtën forcë. Ky, në fakt,është thelbi romantik i diasporës: një kthim i vazhdueshëm te rrënja, jo domosdo fizik, por shpirtëror. Dhe, në këtë kthimshqiptari i mërguar nuk ruan vetëm atë që ka qenë, por e rindërton identitetin e vet me një ndjeshmëri më të thellë, si një poet që, larg vendit të tij, e ndien më thellë se kurrë malline shtëpisë.

Pas vitit 2000, diaspora shqiptare ka hyrë në një fazë tjetër:më pak mbijetesë, më shumë vetëdije dhe integrim. Nuk është më vetëm dora që dërgon para në vendlindje, por edhe mendja dhe shpirti që ndërtojnë identitet kombëtar në dhe të huaj.

Në vitet e hershme të mërgimit, sidomos në Evropën Perëndimore, shqiptari e kërkonte veten nëpër klube të vogla, shpesh të improvizuara, ku këndohej një këngë e vjetër, ku pihej një kafe që kishte shije atdheu. Ato ishin oazat e para të ruajtjes së identitetit tonë. Dhe për rolin e tyre mund t’ju dendë me faqe të tëra rrëfimesh, si një bir i një mërgimtari që për gati gjysmë shekulli jetoi e veproi në Zvicër.

Megjithatë, sot një pjesë e madhe e këtij roli është zhvendosur dhe thelluar në një institucion më të qëndrueshëm: xhaminë dhe qendrën islame. Sidomos në vende si Zvicra, xhamitë shqiptare nuk janë thjesht vende faljeje; ato janë shkolla gjuhe, janë hapësira ku fëmija mëson shqipen, ku mëson se kush është, nga vjen dhe pse duhet ta mbajë atë lidhje gjallë.Sot xhamitë shqiptare në Zvicër dhe gjithandej në Perëndim janë lidhja më e fortë me frymën romantike: gjithçka për atdheun dhe çështjen kombëtare.

Në këto qendra tradita nuk ruhet si relikt, por si praktikë e gjallë: festat, takimet e përditshme e të përjavshme, ligjëratat, botimet e teksteve shqip dhe përurimet, ekspozitat e artistëve po nëpër ambientet e këtyre qendrave, pastaj mësimet fetare dhe kulturore, ndërthuren në një mënyrë që i jep brezit të ri një busull. Në mungesë të institucioneve shtetërore nga vendi (përveç ambasadave shpeshherë të mekura në aktivitet kombëtar), qendrat shqiptare islame janë bërë, në njëfarë mënyre, “shtëpitë e mëdha” të diasporës. E, shembulli i pastërtisë së tyre po i lë pa fjalë të gjithë.

Në qendrat islame shqiptare në Zvicër gjen integrim pa tretje. Aty e gjen shqiptarin në Evropë, të integruar plotësisht dhe të konservuar kombëtarisht.

Të integrohesh nuk do të thotë të humbasësh. Dhe këtu diaspora shqiptare, në përgjithësi, ka bërë një punë që meriton të analizohet pa romantizim, por me drejtësi:

Në shumë vende evropiane, shqiptari sot është pjesë aktive e shoqërisë: punon, studion, kontribuon, dhe për këtë formë jete vlerësohet nga shoqëria autoktone e vendit ku jeton. Mirëpo, paralelisht shqiptari ka ruajtur edhe një lidhje të fortë me familjen, një institucion që në kulturën shqiptare nuk është vetëm një njësi sociale, por një bosht moral.

Familja shqiptare në diasporë sot është si një kështjellë e vogël: brenda saj ruhet gjuha, zakoni, respekti për të madhin dhe kujdesi për të voglin. Kjo është një formë rezistence e heshtur ndaj asimilimit total.

Në të njëjtën kohë, përmes aktiviteteve kulturore, festivaleve, ditëve të kulturës, panaireve, mbrëmjeve artistike, diaspora shqiptare nuk mbyllet në vetvete. Ajo hapet, prezantohet, tregon se kush është. Pra, nuk është më vetëm “i huaji”, por zë i një kulture që ka çfarë të japë, dhe që edhe ka dhënë.

Digresion:

Sot një i ri zviceran është më i socializuar se zvicerani i dikurshëm. Duke u shoqëruar në shkollë me shqiptarin, e herë pas here duke shkuar në shtëpinë e shqiptarit, ai filloi ta njohë një model ndryshe. Kur ishte kohë e ushqimit, ai u ftua në “sofër” si i shtëpisë. Dhe kur u kthye në shtëpinë e vet, dhe u tregoi familjarëve se ku ishte dhe se nuk donte bukë, ngase kishte ngrënë te Besimi, shoku i tij, ata mbetën të habitur. Mirëpo, me kalimin e kohës edhe zviceranët nisën t’i ftojnë  shqiptarët në dreka e darka. Dhe po, diaspora jonë e bëri më të mirë edhe familjen evropiane.

Sa për besimin fetar, zvicerani e respektonte shqiptarin mysliman, sepse ishte po asi ai: evropian dhe punëtor. Shqiptari mysliman në diasporë nuk ishte si myslimani afrikan apo aziatik, që bënte 8-9 fëmijë dhe futej në azil që ta mbante shteti, por punonte shumë dhe ishte i hairit për veten, familjen, atdheun dhe vendin ku jetonte. Prandaj edhe zhvillimi i komunitetit islam shqiptar në Zvicër sidomos nuk është i rastësishëm. Ai është i përkrahur edhe nga vetë shoqëria zvicerane.

Pastaj, një nga shtyllat më të forta të diasporës është lidhja mes vetë shqiptarëve. Endjet, vizitat, dasmat, organizimet kulturore e kombëtare, të gjitha këto krijojnë një rrjet të padukshëm solidariteti. Në këto tubime shpeshherë ftohen si mysafirë edhe të huaj, qoftë edhe nëse ndodhin në atdhe. Në këto tubime, më shumë se në çdo ligjëratë, transmetohet kultura. Një valle, një këngë, një rrëfim i një të moshuari, janë mjetet me të cilat identiteti mbijeton shqiptar po jeton fuqishëm në diasporë.

Ajo që bie në sy sot është se këto organizime po marrin një formë më të strukturuar. Dhe vetëm atyre që kanë tendencë antikombëtare mund t’ua prishin qejfin dhe mund t’u bëhen halë në sy (he, more Zot, sytë u plaçin!) Shoqatat kulturore, qendrat islame, organizatat rinore, të gjitha këto po krijojnë një diasporë më të organizuar, më të vetëdijshme për rolin e saj. Ndërsa, xhamia sidomos në Zvicër, është shndërruar nëqendër identiteti: një kthim te rrënja.

Nëse dikur klubi ishte vendi ku shqiptari kërkonte veten, sot në shumë raste këtë rol e ka marrë xhamia. Dhe kjo nuk është rastësi. Sepse xhamia sot po ofron diçka që klubi nuk mund ta japë më as pjesërisht, e lëre më plotësisht: një lidhje të thellë shpirtërore dhe një kornizë morale. Në të njëjtën kohë, ajo është bërë një qendër komunitare ku takohen brezat, ku ndërtohet dialogu mes të vjetrës dhe të resë.

Në Zvicër, për shembull, shumë xhami shqiptare funksionojnë si institucione të mirëfillta edukative dhe kulturore. Ato janë vende ku shqiptari nuk ndihet i shpërndarë, por i mbledhur: si në atdhe.

Prandaj, për diasporën shqiptare në Zvicër mund të thuhet se më nuk është farë e shpërndarë. Ajo farë sot është bëhet një mal. Ajo diasporë sot nuk është më thjesht një “largim”. Ajo është një mënyrë tjetër e ekzistencës shqiptare. Ndërsa, nëpër qendrat islame, ka krijuar forma të reja të të qenit shqiptar: më të hapura, më të vetëdijshme, por ende të lidhura me rrënjën. Aty, nëpër qendrat e ndryshme islame gjithandej Zvicrës, mund ta takosh gjithë shqiptarinë: në Lozanë gjen bashkë Podujevën, Kumanovën, Prishtinën, Preshevën e Vitinë; në Will gjen Gjakovën, Tetovën, Shkupin, Ferizajn e Bujanocin; në Cyrih gjen Gostivarin, Kërçovën, Gjilanin e Kamenicën, Ulqinin e Plavën; në Basel gjen Mitrovicën, Pejën, Shkodrën e Tiranën; në Bernë gjen Drenicën, Elbasanin, Istogun, Rahovecin e Malishevën; në St. Galen gjen Vushtrinë, Hasin e Beratin; në Lucern unë e gjeta Kaçanikun… Prandaj, kjo tablo nuk flet vetëm për shpërndarje gjeografike, por për një bashkim të gjallë që në mërgim kanë gjetur një formë të re të qëndrueshmërisë shqiptare. Dhe këtë po e bëjnë përmes xhamisë.

Në fund të fundit, diaspora shqiptare nuk është vetëm një histori largimi, por një mënyrë e re e pranisë. Ajo nuk e ka humbur atdheun; e ka marrë me vete dhe e ka rishkruar në kushte të tjera kohe e hapësire. Nga fara e shpërndarë, siç e thotë vetë etimologjia e fjalës diasporë, ajo është kthyer në rrënjë që zgjaten në shumë toka njëkohësisht, pa e harruar burimin.

Dhe, ndoshta këtu qëndron edhe forca e saj më e madhe: në aftësinë për të qenë dy gjëra njëkohësisht: e integruar dhe e veçantë, evropiane dhe shqiptare, moderne dhe tradicionale. Jo si kontradiktë, por si ekuilibër i gjallë. Çdo mendim kundër kësaj forme është i tejkaluar tashmë, dhe si i tillë nuk meriton vëmendje.

Në këtë kuptim, diaspora shqiptare sot nuk është më vetëm një “jashtë”. Ajo është një hapësirë ku historia nuk mbyllet, por vazhdon të shkruhet, herë me mall, herë me punë, herë me këngë, e herë me heshtjen që i përket vetëm atij që e di se rrënja nuk shihet gjithmonë, por ndihet. (N)Dihet nga trupi e fruti.

Dhe kështu, në një botë që ndryshon shpejt, diaspora jonë po mbetet një kujtesë e gjallë se identiteti ynë nuk është vend ku qëndron njeriu, por mënyra si ai nuk harron se çka është.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues

16 minuta më parë
KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit – fillon me 28 maj

19 minuta më parë
Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

2 orë më parë
KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

KQZ-ja miraton mbi 10.8 milionë euro buxhet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH