Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Siç njofton IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.