Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se 18 ari pisha janë djegur në Lupq të Poshtëm të Podujevës, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Lupq i Poshtëm, Podujevë 07-12.05.2022 – NN. Më 12.05.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri, i është djegur një plantacion prej 18 ari me pisha. Rasti në procedurë hetimore” thuhet tutje në raport.