Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot përgjatë hekurudhës Prishtinë – Pejë.
Personat të papërgjegjshëm kanë vendosur gurë në trasenë hekurudhore.
Me këtë rast ka mundur të ndodhë një aksident goxha i rëndë.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Infrakos.
Zëdhënësi Rafet Çitaku, tha se falë vigjilencës së makinistit është shmangur më e keqja.
“Nuk ka persona të lënduar fatmirësisht. Kemi arritur ta shmangim më të keqën, falë makinistit që ka qenë në lokomotivë. Rastin e kemi hapur dhe po e cilësojmë si të rëndë pasi që në tren kanë qenë dhjetëra udhëtarë”, tha ai për Klankosova.tv
Lidhur me rastin kompania Trainkos ka publikuar video nga vendi i ngjarjes./ Klankosova.tv