Dinamo nuk është ndalur me golin e parë kundër Ballkanit.
Skuadra kroate ka shënuar edhe dy gola të shpejtë kundër skuadrës kosovare, duke e ngritur epërsinë në 3-0.
Fillimisht ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur Petkovic ka dyfishuar rezultatin e pastaj i njëjti futbollist e ka realizuar edhe golin e tretë nga penalltia.
Aktualisht Grupin C e kryeson Viktoria me 15 pikë, e pasuar nga Dinamo me gjashtë pikë, pastaj vjen Astana me katër pikë dhe e fundit Ballkani me katër pikë.

























