Valentino Inzko, i cili nuk është ekspozuar veçanërisht në media që pas largimit nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë ka thënë se “non paper” i famshëm për ndryshimin e kufijve në Ballkan ekziston ende.
“Non-paper-i i famshëm për ndryshimin e kufijve në Ballkan, të cilin disa e inkurajuan në Slloveni, është në sirtarin tim për gati katër vjet”, tha Inzko për mediat sllovene, raporton Raport.ba
Një faksimile e intervistës në të cilën Inzko bën këto pretendime është publikuar në profilin e tij në Twitter nga kryeministri slloven Janez Jansa, për të cilin u spekulua se ishte autor ose bashkëautor i këtij dokumenti.
Kujtojmë se në prill të vitit të kaluar portali slloven “necenzurirano.si” publikoi “non paper”, gjegjësisht një dokument diplomatik jozyrtar për idetë për copëtimin e Bosnjë-Hercegovinës, anëtarësimin e Republikës Srpska në Serbi dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.