Falë Inteligjencës Artificiale, syri i njeriut zbulon sëmundje të ndryshme dhe moshën biologjike të njeriut.
Pra përveç se sytë janë pasqyra e shpirtit, tani janë pasyrë edhe e shëndetit të organizmit dhe funksionimit të tij.
Falë teknologjisë, vetëm me një analizë të jashtme të syve, mund të zbulohen që në sinjalet e para rreth 20 sëmundje nga më të përhapurat, përveç shqetësimeve që mund të preken sytë. Nga ekperimentet dhe avancimi i teknologjisë me algoritme të bazuara në IA, janë në gjendje që të parashikojnë rrezikun e prekjes nga probleme kardiovaskulare si iktus dhe infarkte, hipertension etj.
Sipas ekspertëve më të mirë nga 64 vende të botës të mbledhur në Kongresin Floretina mbi okulistikën, nga analiza e retinës, Inteligjenca Artificiale mund të dalloje faktorët e riskut, pasi retina dhe nervi optik janë zgjatime të trurit, ndryshe nga çdo pjesë tjetër e turpit, dhe kjo bën të mundur një skanim të organizmit e sistemeve neuro-sensoriale dhe mikrovaskulare.