Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 24 maj, që njihet si Dita e Presidentit, kujton ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa thekson se kjo është dita e simbolikës sonë shtetërore, përcjell Kosova Post.
Ndërsa qëndron pranë shtatores në kujtim të ish-presidentit Rugova bashkë me familjen e saj, shprehet se “kjo ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi”.
Në fund presidentja Osmani tha se “Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”