Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit, duke thënë se populli i Kosovës bashkohet me ta për të festuar forcën dhe unitetin që përfaqëson kjo ditë, transmeton KosovaPost.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se Gjermania ka qenë gjithmonë dhe mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës.
“Marrëdhënia jonë është e bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike, me diasporën tonë në Gjermani që shërben si një dëshmi e lidhjes gjithnjë në rritje midis vendeve tona”, ka thënë Osmani.