Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Ditën e Verës – 14 marsin, festë tradicionale,përcjell Kosova Post.
Ndërsa përcjell urimet e Ditës së Verës , Begaj kujton mënyrën se si festohej kjo ditë në fëmijërinë e tij.
“Në fëmijërinë time, mëngjesi i 14 Marsit niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, është shprehur Begaj.