Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës tha se sot festohet trashëgimia e Gandit, Martin Luther Kingut e Rugovës, transmeton KosovaPost.
Përmes një shkrimi në X, ambasada tha se të dalësh kundër dhunës, është një forcë e fuqishme për drejtësi dhe liri.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, ne festojmë trashëgiminë e qëndrueshme të liderëve si Gandi, Dr.King Jr. dhe Dr.Rugova, të cilët mbrojtën paqen, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor”, thuhet tutje në shkrimin e ambasadës.