Në kuadër të raportit 24 orësh, Polica e Kosovës, ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij, transemton Kosova Post.
Sipas raportit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.