Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.
MPB thotë se për sulmin janë njoftuar sot nga policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Nga Policia e Kosovës jemi njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq. Ky sulm ndaj Guriq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagim.
Më tej, MPB thekson se sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona.
Ndryshe, policia sot njoftoi se vetura e Gorski Guriq ka ndodhur mëngjesin e sotëm
“Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur. Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq)”.