Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U 21 e ka mposhtur Izraelin, me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm për “Dardanët” e realizoi Milot Avdyli, në minutin e 10-të.
Kjo është fitorja e tretë e skuadrës së Afrim Tovërlanit, në qualifikimet për Kampionatin Evropian.
Aktualisht, U 21-shat e Kosovës gjenden në vendin e katërt të grupit C, ku janë bashkë edhe me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Izraelin dhe Estoninë.