Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka pritur në takim drejtuesit e e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ky takim sipas zyrës së kryeministrit është mbajtur si vazhdimësi e takimeve në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
“U dakorduan që partneriteti ndërmjet institucioneve dhe bashkëpunimi i ngushtë sjell organizim të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare. Organizimi i suksesshëm i Lojërave Mesdhetare 2023 është interes shtetëror, andaj të gjitha palët shprehën gatishmëri për efikasitet të plotë përmes kontributit të menjëhershëm e përkushtimit të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.