Kryeministri Rama i cili ndodhet në Pragë në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, u shpreh i vendosur se do jetë me BE deri në fund edhe kur ajo të zhduket.
Rama: Ne jemi evropianë dhe do jemi me BE deri ne fund, siç ishim deri ne fund me Stalinin, do jemi me BE edhe kur BE të zhduket e të ndërtohet një tjetër BE. Ne jemi besnikë. Asnjë aktor tjetër si Rusia të na ndryshoje mendjen. Nuk është e njëjta gjë në rajon. Rusia ka shumë influencë në rajon dhe para se të jetë shumë vonë, duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes i cili është një histori e re, për vendet qe nuk janë anëtare të nisnin të integrohen në mënyra të tjera në të gjithë organizmin e Europës. Mund të ndodhë edhe më shpejt sepse problemi më i madh është të bindësh opinionin publik që ne po pranojmë shqiptaret dhe pse kjo nuk është e lehtë. Është e rëndësishme të krijohen kushtet që sidoqoftë pjesëtarë të Ballkanit Perëndimor të jenë të integruar më shumë në Europë e pa qenë anëtarë.