Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar këtë të mërkurë listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Veç saj, listën e kanë publikuar edhe PDK-ja e AAK-ja.
Vlen të theksohet se numrat tre në këto lista janë të “uzurpuara” nga tre gra shumë të njohura për publikun.
Numër tre në listën e LDK-së është deputetja e tanishme e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili.
Kica-Xhelili gjatë këtij mandati ishte një nga deputetet më të zëshme në Kuvend, teksa në zgjedhjet e fundit i pati marrë afro 11 mijë vota, por në listën LVV-Guxo.
Numër tre, një grua e ka vendosur në listë si kandidate për deputete edhe PDK-ja. Garës për deputete po i hyn pas shumë vitesh, Vlora Çitaku.
Ngjashëm si LDK-ja e PDK-ja, ka vepruar edhe AAK-ja, ku numrin tre në listë si kandidate për deputete ia ka lënë deputetes aktuale, Time Kadrijajt.