Shkruan: Agim Vuniqi
Keni parë kudo shtatore në Kosovë, pushkë, shpata, dhe fare pak beteja që dëshmojnë për ndonjë ushtri te organizuar, shume kenge, recitime aq shume komandanteve, dhe ne kete ambient rriten dhe edukohen femijte.
Nuk ke se paku nje pllake ne bar qe rrefen per historine e njerezve te ditur, si Gazmend Zajmi, Muslim Mulliqi, Dervish Rozhaja, Anton Çeta, Xheladin Deda, Ali Sokoli, Suade Mekuli…etj.
Fatkeqesisht nuk takohesh me shtatore femijsh te buzeqeshur rreth arsimtareve te tyre, eshte nje garim shtatoresh, megallomani e logjikes komuniste.
Ç’eshte edhe me keq edhe ne Amerike ne objektet fetare te shqiptareve takon heronje me kuaj te harlisur dhe shpata per prerje kokash, qe eshte kunder doktrines fetare per paqe. Ku shkon shtatorja e bemiresise universale Nena Terezes perballe shpates se heroit kombetare Skenderbeut, cili eshte mesazhi qe perqone!?
Do t’ishte e arsyeshme qe shtatorja te paraqitete heroin si diplomat, per cka edhe veçohej…
Ne perfundimisht jemi te kompleksuar per vepra te medha ushtarakesh dhe pune te vogla dijetaresh.
A mundet femiu te gjeje se paku nje shtatore permes se ciles i thurret elozhe dashurise, artit dhe shkences.