Po vazhdon përplasja përmes statuseve në Facebook mes ministrit të Financave në detyrë, Hekuran Muratit dhe deputetes së LDK-së, Hykemet Bajrami, përcjell KosovaPost.
Kjo e fundit ka kërkuar nga Murati që ministrat të japin dorëheqje sipas nenti 26.
Murati i është kundërpërgjigjur Bajramit duke i thënë se neni 26 do të vlente po që se certifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025, ndërsa ka kërkuar që ta lexoj nenin 31 paragrafi 5.
“Hykmete, Lexoje çka thotë Neni 31, paragrafi 5 i ligjit. Qeveria e cila e përfundon mandatin, kryen funksionet e njejta si qeveria në dorëheqje. Neni 26 do të vlente po qe se çertifikimi i rezultatit nga KQZ do të bëhej para datës 23 mars 2025”, ka shkruar Murati.
“Nuk ju fajësoj, është hera e parë që një qeveri e çon mandatin deri në fund. Prandaj edhe u duket e pabesueshme”, tha në fund Murati.


























