Borussia Dortmund ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Champions League, duke mposhtur Lille me rezultat 2-1 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të mërkurën në “Decathlon Arena-Stade Pierre-Mauroy”.
Skuadra franceze e ka nisur më mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e pestë me golin e David, rezultat me të cilin është mbyllur pjesa e parë.
Gjermanët, finalistë të edicionit të kaluar, kanë reaguar në pjesën e dytë.
Fillimisht Can ka barazuar shifrat nga pika e bardhë në minutën e pesëdhjetë e katërt, ndërsa Beier ka shënuar golin e fitores në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, duke vulosur kualifikimin e Dortmund.
Takimi i parë në “Signal Iduna Park” ishte mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.
Ndërkohë, sonte nga ora 21:00 zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera të cilat gjithashtu i takojnë këtij kompeticioni./rtk
























