Drejtori i Spitalit në Ferizaj sqaron pse një kufomë ka qëndruar për dy orë në korridor (Video)

Në rrjetet sociale po vijon të komentohet një video, në të cilën shihet një kufomë e mbuluar me çarçaf diku në korridoret e Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, shkruan Kosova Post.

Neton Zeqiri, Drejtor i Spitalit të Ferizajit, ka reaguar me këtë rast duke thënë se:

“Në objektin ku jemi duke operuar e kemi të huazuar nga QKMF për arsye se Emergjenca jonë është shndërruar në repart ku është duke u trajtuar Covid-19. Andaj në këtë objekt jemi përkohësisht dhe rasti në fjalë është që pacienti ka ardhur pa shenja jete dhe përkundër reanimacionit nga ana e ekipës kujdestare nuk është kthyer në jetë. Çdo vdekje është protokoll që ne i mbajmë dy orë, dhe më pas ju dorëzohet familjarëve për procedurat e varrimit.”

Ai ka sqaruar më tej për Kanal 10 duke thënë se:

“Vendin ku ju e shihni nuk është adekuat, mirëpo për momentin është e vetmja zgjidhje.”/KosovaPost/

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika