Është mbajtur takimi informues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mediat si palë e interesit në lidhje me çështjen e tarifave të energjisë elektrike.
Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj është shprehur se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës.
Në vazhdën e takimeve me palët e interesit, ai ka thënë se të enjten pritet takim me përfaqësuesit e institucioneve që kanë dërguar komente, si zyra e deputetit Armend Muja, Ministria e Ekonomisë dhe Presidenca.
Gjithashtu është shprehur se për këtë rritje, në çdo moment mund të ndërhyjë Qeveria për ta subvencionur, për të mos iu bërë barrë konsumatorit.