Është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Qumështores Drena dhe Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” për ndarjen e 10 Bursave për fëmijët jetim në të gjithë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur organizata që mirret me përkujdesin e fëmijeve jetim në Kosovë, ”Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, përmes një postimi në faqen e tyre.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Kompanisë Drena, Z. Astrit Bunjaku dhe përfaqësuesi i organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, Z. Flamur Hoxha.