Në emisionin “RTK Prime”, profesori Bujar Dugolli tha se, përkundër takimeve të mbajtura deri më tani, nuk është arritur të gjendet një gjuhë e përbashkët për një figurë që do t’i përfaqësonte të gjithë.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje deri në momentin e fundit nuk ka propozuar një kandidat të sajin, por ka kërkuar konsensus, duke zhvilluar takime me të gjitha partitë politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Në analizën e tij në “RTK Prime”, Dugolli tha se nga ana e opozitës ka munguar vullneti për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente edhe për një mandat.
“Nëse ata (LDK) duan ta sfidojnë Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë le t’i japin ato 15 nënshkrime, apo aq deputetë sa kanë, dhe ta sfidojnë Lëvizjen Vetëvendosje nëse e mbështet apo jo”, tha Dugolli.


























