Një çikliste ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e së shtunës në Gjenevë. Dy drejtues automjetesh janë arrestuar, të dyshuar se kanë shkaktuar aksidentin.
Pasi ka goditur një biçikliste 31 vjeçe në Gjenevë duke i shkaktuar vdekjen, një kosovar 33 vjeçar është arrestuar së bashku me një francez (22). Ata të dy po bënin një garë makinash në qytet të premten mbrëma.
Sipas hetimeve fillestare, dy shoferët ishin duke garuar në Gjenevë, në segmentin e rrugës Quai du Mont-Blanc. Ishte rreth orës dy të mëngjesit. Pas rrugës Quai Wilson, ata u kthyen në Route de Lozanne dhe u përplasën me një çikliste që po kalonte rrugën.
Me atë rast gruaja është goditur rëndë dhe ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, shkruan SDA.


























