Derisa pasuria globale është trefishuar në 20 vitet e fundit, Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara për t’u bërë vendi më i pasur në botë, transmeton Kosova Post.
Në hulumtimin e bërë nga McKinsey & Co, janë shqyrtuar shifrat e bilancit të 10 vendeve me më shumë se 60 për qind të të ardhurave botërore.
Sipas hulumtimit, derisa pasuria neto në mbarë botën ishte 156 trilionë dollarë në vitin 2000, kjo shifër u rrit në 514 trilionë dollarë në vitin 2020. Kina kishte një peshë në rreth një të tretën e kësaj rritjeje. Pasuria e Kinës ishte 7 trilion dollarë kur ajo u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në 2001, sot, ajo është rritur në 120 trilion dollarë.
Kështu, Kina kaloi Shtetet e Bashkuara për t’u bërë vendi më i pasur në botë.
Në hulumtim u tha se si në SHBA ashtu edhe në Kinë, ekonomitë më të mëdha në botë, më shumë se dy të tretat e pasurisë janë në duart e 10 përqindëshit më të pasur dhe këta të pasur vazhdojnë të rrisin aksionet e tyre. “Ne jemi më të pasur se kurrë më parë,” tha Jan Mischke, bashkëthemelues i Institutit Global McKinsey. Sipas llogaritjeve të McKinsey, 68 për qind e pasurisë globale ruhet në pasuri të paluajtshme. Kjo rritje e mprehtë e pasurisë globale gjatë 20 viteve të fundit ka tejkaluar rritjen e produktit të brendshëm bruto global dhe është nxitur nga rënia e normave të interesit dhe rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme./KosovaPost/