Durmishi: Ura e Badocit është stabile, u ndërtua me standardet më të larta

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ura e Badocit është stabile dhe se ka disa ditë që kanë kaluar makineri me pesha të rënda, përcjell KosovaPost.

“Dje dhe sot po mundohen të ngjallin pasiguri te qytetarët me rastin e hapjes së urës së Badocit. Ura e Badocit është projektuar e ndërtuar me standardet më të larta të projektimit e ndërtimit. Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë këtu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj”, ka shkruar ai në facebook.

Tutje zëvendësministri ka potencuar se kjo do të dëshmohet edhe me testimin formal që do të bëhet nesër.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika