Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

    Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vr@sje të rëndë në Gjakovë

    Rizvanolli takon ambasadorin Aivo Orav në përfundim të mandatit

    Konjufca takon Kraevskin, diskutojnë për sigurinë dhe politikën e jashtme

    Ministri Vitia viziton 5 vjeçarin që ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Konjufca: Mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE-ja për heqjen e të gjitha masave e BE-së për Kosovën

    Jep dorëheqjen kreu i Antiterrorizmit në SHBA: Nuk duhej ta kishim s*ulmuar Iranin

    Nga nazistët e Lindjes së Mesme: u m@sakruan teksa po blinin ëmbëlsira për Bajram…

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Mbi 800 gjoba në dy javë në Ferizaj, policia apel shoferëve: Jeta s’matet me kilometra në orë

    Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

DW: Steinmeier vlerëson kontributin e turqve në Gjermani

23 Prill 2024, 9:59
në Botë
DW: Steinmeier vlerëson kontributin e turqve në Gjermani
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është hera e parë në dhjetë vjet që një president i Gjermanisë viziton Turqinë:Frank-Walter Steinmeier do të kalojë tre ditë në brigjet e Bosforit. Në fillim të vizitës së tij, Steinmeieri vlerësoi jetën e emigrantëve turq në Gjermani dhe kontributin e tyre në mirëqënien e Gjermanisë.

Sot, në Gjermani jetojnë pothuajse tre milionë vetë me origjinë turke dhe “ndihmojnë në formësimin e shoqërisë sonë”, tha presidenti gjerman gjatë një vizite në stacionin Sirekci në Stamboll, nga ku qindra mijëra turq janë larguar për në Gjermani që nga viti 1961 si “punëtorë mysafirë”. “Ata ndihmuan në ndërtimin e vendit tonë, e bënë të fortë dhe i përkasin zemrës së shoqërisë sonë”.

Në fjalën e tij, Steinmeieri më pas kujtoi se historia e migrimit gjermano-turk kishte ndodhur gjithashtu në drejtim të kundërt. Në shekullin e 19-të, varfëria dhe papunësia i shtynë artizanët gjermanë në Anadoll. Dhe gjatë epokës së nacionalsocializmit, Turqia u bë një vend strehimi për shumë artistë dhe intelektualë gjermanë.

“Ndërsa gjermanët ndihmuan në projektimin dhe ndërtimin e kryeqytetit të ri, Ankara në vitet 1930, ishin punëtorët emigrantë nga Turqia që ndihmuan në ndërtimin e ekonomisë së Republikës së re Federale të Gjermanisë që nga vitet 1960 dhe të cilët, për katër breza, kanë kontribut vendimtar në mirëqënien tonë, ” tha Steinmeier.

Qeveritë në Bonn dhe Ankara nënshkruan një marrëveshje rekrutimi në vitin 1961. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nga Turqia erdhën në Gjermani rreth 876.000 persona. Shumë nga këta punëtorë mysafirë sollën familjet e tyre dhe qëndruan përgjithmonë. Historitë e emigrantëve turq dhe gjermanë janë pjesë e historisë sonë, tha Steinmeier. “Këta nuk janë njerëz me origjinë migrimi – Gjermania është një vend me origjinë migrimi.”

Për të gjurmuar historitë e punëtorëve emigrantë të asaj kohe, Steinmeieri kishte ftuar një sërë mysafirësh me origjinë turke që ta shoqëronin. Gastronomi Arif Keles, brezi i tretë, që drejtonte një qebaptore në Berlin, tërhoqi më shumë vëmendjen. Madje, ai mori në avionin për në Stamboll një hell qebapi të ngrirë 60 kilogramësh, me salcat dhe përbërësit e tij, për ta shërbyer po atë mbrëmje në një pritje në rezidencën verore të ambasadorit të Gjermanisë.

Në fushën e kuzhinës, qebapi është një shembull sesi Gjermania dhe Turqia janë afruar më shumë, tha Steinmeier. “Edhe mua më pëlqen të ha shishqepab”.

Shkasi zyrtar i kësaj vizite është 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Turqisë Presidenti Federal shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Federale, duke përfshirë Ministrin Federal të Financave, Christian Lindner.

Takimi me Erdoganin të mërkurën

Bashkëbiseduesi i parë i Steinmeierit në Turqi ishte kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili është një nga politikanët më të njohur të opozitës në Turqi. Shumë turq kritikë ndaj qeverisë e shohin Imamoglun si rreze shprese – dhe president të mundshëm të ardhshëm.

Steinmeier do të takohet me Presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan në kryeqytetin Ankara, në ditën e tretë të vizitës së tij. Në zgjedhjet e fundit komunale, votuesit i dhanë një mësim Erdoganit dhe partisë së tij. Për herë të parë, AKP nuk është më forca udhëheqëse e vendit. Partia kryesore opozitare, CHP, anëtare e së cilës është Imamoglu, triumfoi në të gjithë vendin.

Marrëdhëniet dypalëshe në nivel qeveritar kanë qenë të vështira prej vitesh. Gjermania beson se Turqia ka mangësi kur bëhet fjalë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Vitet e fundit, presidenti Erdogan ka reaguar rregullisht ndaj kritikave të tilla nga Gjermania me zemërim të hapur.

Steinmeier dhe Lindner ne Stamboll. Presidenti Federal shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Federale, duke përfshirë Ministrin Federal të Financave LindnerSteinmeier dhe Lindner ne Stamboll. Presidenti Federal shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Federale, duke përfshirë Ministrin Federal të Financave Lindner

Ndër dallimet aktuale në politikën e jashtme është vlerësimi i situatës në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Erdogani mbështet militantët islamikë të Hamasit në Rripin e Gazës dhe fundjavën e kaluar priti liderin e Hamasit jashtë vendit Ismail Hanija. Kurse BE e konsideron Hamasin një organizatë terroriste.

Demonstruesit propalestinezë ndërhyjnë në vizitën e presidentit gjerman. Fillimi i vizitës së Steinmeier në stacionin Sirekci u ndërpre me zë të lartë nga një grup demonstruesish propalestinezë. Rreth 50 meshkuj dhe femra thërrisnin slogane si “Gjermania vrasëse” dhe “përkrahës të gjenocidit” në një platformë treni pesëdhjetë metra larg, dhe vringëllonin postera në të cilët shfaqeshin krah për krah portretet e Steinmeierit dhe Adolf Hitlerit, ylli blu i Davidit dhe një svastika e kuqe. Forcat e sigurisë nuk arritën t’i zmbrapsnin. Steinmeieri, megjithatë, vazhdoi vizitën e tij në stacion pa u penguar.

Etiketat: Frank Walter SteinmeierGjermaniaRexhep Tajip ErdoganTurqia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

10 muaj më parë
Dokumenti sekret gjerman: Armatosuni, Rusia në vitin 2029 do rigjenerojë ushtrinë

Bisedime në Moskë midis Turqisë dhe Rusisë

Ministri i Brendshëm gjerman me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH