Ditë më parë ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë kishte ngjallë reagime të shumta për të dhëna të pasakta.
Disa ditë pas vendosjes së kësaj ekspozite në sheshin e Prishtinës dhe pas reagimeve të shumta, ekspozita u largua nga sheshi.
Largimi u bë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës.
Autor i ekspozitës është Shkëlzen Gashi, të cilit i është bastisur edhe banesa nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Derisa Gashi ka hasur në kritika të forta lidhur me ekspozitën, disa kanë në mbrojtje të tij.
Nëpërmjet një letre publike, historianë dhe albanologë ndërkombëtarë i kanë bërë apel Prokurorisë Speciale të Kosovës që të ndalë hetimet për Shkëlzen Gashin, autorin e ekspozitës që shpërfaqi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë javën e shkuar.
Florian Bieber, Konrad Clewing, Krisztián Csaplár-Degovics, Sir Noel Malcolm, Robert Pichler, Albert Ramaj e Oliver Jens Schmitt, kanë thënë se nuk është normale që cilësia e një pune shkencore, bashkë me dobësitë e mundshme apo reale, të bëhet shkak për ndjekje penale nga shteti dhe se procese të tilla ndodhin zakonisht në shtete autoritare ose në demokraci të dobëta dhe të rrezikuara.
E autori Gashi një javë pasi iu largua ekspozita nga sheshi ka folur në podacastin “Nerv”.
Gashi ka folur për atë se si i kanë shkuar në banesë për ta bastisur dhe intervistimin që ka pasur nga organet e hetuesisë.
Ai ka treguar edhe për masakrat që ka prezantuar në libër dhe ato të prezantuara në ekspozitën në shesh.


























