Dyshohet se gjatë ditës së hënë në Vushtrri ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.
“Dyshohet për të shtëna armësh”, tha shkurt ai në një prononcim për Klankosova.tv.
Më poshtë gjeni një foto nga vendi i ngjarjes, e siguruar nga mediumi “Jepi zë”.
Vushtrria u trondit edhe mbrëmjen e së dielës, ku 19-vjeçari Ardit Zymeri mbeti i vrarë.
“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull kosovar rreth 19-vjeçar”, pati deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
I dyshuari, Bleon Dibrani, sot ka pranuar fajësinë në polici, për veprën e kryer.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, tha për Klankosova.tv, Veton Preteni.