Policia e Kosovës bën të ditur s ka arrestuar një i mitur në Pejë, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e saj.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur më 13 janar të këtij viti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.