Policia e Kosovës me një njoftim për media kanë thënë se kanjë arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng.
Filliisht policia kishin marrë informatën se në fshatin Krushevë e Vogël në një lokal kishte të shtëna me armë.
Pas kësaj në vend të ngjarjes janë kapur një pistoletë me karikatorin e saj.
Njoftimi i plotë:
Me datё 17.08.2023, rreth orёs 21:00, Policia ёshtё njoftuar se nё njё lokal nё fshatin Krushevё e vogёl nё Klinё, ka tё shtёna me armё.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar personin e dyshuar.
Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) Armё (Pistoletё) Zoraki kal: 9mm
Njё (1) karikator i sё njejtёs arme.
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”.


























