Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetim në Gjakovë, pasi një grua u ankua se bashkëshorti i saj nuk është trajtuar si duhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Sipas policisë, burri është me probleme mendore dhe është hospitalizuar prej disa ditësh.
Rasti në fjalë po hetohet nga policia.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.