Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Bayer Leverkusenit, pasi thuhet se ka përfunduar me sukses marrëveshja me Arsenalin.
Pas shtatë viteve sezoneve të kaluara në Emirates, Xhaka pritet të largohet përfundimisht nga Arsenali për një aventurë të re.
Megjithatë, mesfushori shqiptar do të transferohet në një kampionat që e njeh mirë, siç është Bundesliga, ku më parë luajti me Borussia Monchengladbach.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Xhaka do të kalojë përfundimisht te Leverkuseni pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Arsenalin.
Granit Xhaka to Bayer Leverkusen, here we go! Agreement reached in May now being signed between clubs — green light arrived after Rice deal done. 🚨🔴⚫️ #transfers
Arsenal will receive €25m fee for Xhaka.
Understand Granit will sign until June 2028, five year deal.
Done. ✔️ pic.twitter.com/qoUmfqRQJ7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 6, 2023

























