Një rast i pazakontë zjarrvënieje ka ndodhur ditën e djeshme në Tripoli të Greqisë. Mësohet se një grua 44-vjeçare është arrestuar ditën e sotme si përgjegjëse për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale.
Bëhet me dije se 44-vjeçarja ndizte zjarre me qëllim që të takonte nga afër zjarrfikësit. Sipas mediave greke, autores i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe përpiqej të flirtonte me ta.
Zjarret e shkaktuara me dashje nga ana e 44-vjeçares dogjën sipërfaqe toke, ku me anë të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur shuarja e plotë e tyre.
Autorja u dënua me 3 vite burg me kusht, si dhe është ndëshkuar me një gjobë prej 1000 eurosh.