Cristiano Ronaldo i dha fitoren Manchester United ndaj Norwich në “Old Trafford”, me portugezin që arriti të shënonte hat-trick.
Pas ndeshjes CR7 është parë duke i dhuruar topin e ndeshjes një nga talenteve të djajve, pikërisht argjentinasit, Alejandro Garnacho, i cili ishte grumbulluar nga trajneri Ralf Rangnick, por nuk pati minuta në këtë takim.
Menjëherë pasi sulmuesi portugez i dhuroi topin 17-vjeçarit, i cili nuk vonoi dhe e postoi në Instagram ndërsa nuk kurseu edhe elozhet për CR7.
“Më i madhi i të gjitha kohërave…”, ishte mbishkrimi i ndjekur nga emoji me dhi, futboll, zjarr dhe zemër të kuqe.
View this post on Instagram