Një rast sulmi ndaj një mjeku është regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Kosova Post.
Sulmi ka ndodhur në Pejë, në një ordinancë private.
Një i dyshuar ka rrahur një mjek, ndërsa nuk është mjaftuar me kaq, pasi ia ka thyer edhe pajisjet e ordinancës.
Këto janë detajet e raportit:
“Pejë 25.09.2021 -18:45, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me shqelma viktimën mashkull kosovar (mjek), gjersa ai ishte duke punuar në ordinancën e tij. Më pas i dyshuari kishte thyer dhe demoluar edhe pajisjet dhe orenditë në ordinancën e viktimës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”/KosovaPost/