Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 457 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 447 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 298.195, prej të cilëve 285.907 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi gjashtë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 9.036 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.896.139 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.730 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.252./AA