Kryetari i Klubit Demokracia Konservatore, Abdullah Klinaku, do të ketë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai do të jetë në mesin e personaliteteve që do të marrë pjesë në ngjarjes vjetore që organizohet në SHBA e njohur si “Lutjet e Mëngjesit”.
Kliniaku ka thënë se raportet me SHBA-në duhet të trajtohen me kujdes e mirëbesim.
“Personalisht jam shumë i nderuar dhe i respektuar që këtë vit do të jem pjesë e evenimentit më të madh vjetor që mbahet tradicionalisht në SHBA, në Washington D.C. “National Prayer Breakfast” e njohur si “Lutjet e Mëngjesit” ku marrin pjesë miqtë e Amerikës nga më shumë se 140 vende të botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti mik dhe vendi me ndikimin më të madh në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës! Populli amerikan prej kësaj vizite disa ditore që kisha në Detroit të Amerikës e ndjeva dhe pash se sa miqësor e sa e do popullin tonë. Këtë lidhje të fuqishme e këtë miqësi midis dy vendeve duhet ta trajtojmë me kujdes e me mirëbesim ndaj njëri tjetrit”, ka shkruar ai.