Deputetja Ganimete Musliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar për grafitet seksiste të cilat janë vizatuar në në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grainca, shkruan Kosova Post.
Deputetja Musliu nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo nuk është kulturë e PDK-së.
“Kjo s’është kulturë e PDK-së! Stop lojërave të tilla! Grafitet nuk i përkasin historisë së PDK-së! Bollni ma me pisllëqe”, ka shkruar Musliu.
Adelina Grainca, tashmë deputete në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), pat zgjuar polemika me rastin e kalimit nga radhët e PDK-së, meqë gjatë fushatës zgjedhore, pat garuar nën flamurin e kësaj të fundit.