Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të DASh-it, Derek Chollet.
Takimi mes Kurtit e Cholletit vjen menjëherë pas takimit që ky i fundit e pati me të paren e shtetit, Vjosa Osmani, ku bashkë me të është parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Këshilltari i DASh-it, pas Kurtit pritet që të ketë takime edhe me kryetarët e partive opozitare.
Ai, po ashtu nesër do të jetë për vizitë në Beograd.