Kryeministri Edi Rama është renditur i pari si më i gjati në listën e liderëve botërorë.
Në një video të publikuar në Instagram shohim se disa nga liderët botërorë kalojnë një metër ku shfaqet edhe gjatësia përkatëse.
Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, por edhe Mark Rutte, Donald Trump apo dhe lider të tjerë.
Ai është shprehur më parë me humor se “kush është më i gjatë, shikon edhe më larg”.