Skuadra shqiptare, Kosova e Dyseldorfit, po kalon një sezon fantastik në Landesliga Niederrhein të Gjermanisë.
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara në edicionin 2024/25, kjo skuadër e kryeson renditjen tabelare me 33 pikë të grumbulluara, duke arritur kuotën e 10 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm një humbje.
Ekipi i shqiptarëve poashtu ka shënuar më së shumti gola në Grupin 1 të Landesligës, plot 42, kurse ka pësuar më së paku, vetëm 12, raporton Klankosova.tv.