Edon Zhegrova e ka shpëtuar Lillen në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.
Kampioni në fuqi i ligës franceze po përballej me Angers, derisa takimi përfundoi 1-1.
Ishte minuta e 74-të e takimit, kur Celik asistoi për Zhegrovën, që shënoi një super gol nga distanca për t’i fituar skuadrës së tij një pikë.
Ky ishte goli i dytë i lojtarit shqiptar në fanellën e Lilles deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/