Lista e zezë e SHBA-ve përfshin politikanë dhe është një mesazh që politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë, veçanërisht tani para zgjedhjeve të shpallura, vlerëson eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lista e zezë amerikane është shumë domethënëse dhe paraqet një mesazh dhe nuk duhet të përjashtojë askënd që është i përfshirë në korrupsion të lartë, thotë Joseph në një intervistë për “CivilMedia” i pyetur nëse lista e zezë, e cila së fundmi u plotësua me një përfaqësues tjetër të komunitetit të biznesit, është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe se në të ardhmen në të do të jenë politikanët e dikurshëm apo aktualë.
Në intervistë ai i referohet ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal.
Joesph thotë se “gjëja më e mençur që duhet të bëjë qeveria, e kjo veçanërisht vlen për qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, është tërheqja e ndryshimeve të Kodit Penal në Kuvend”./